Mesfushori portugez, Ruben Neves tashmë është konfirmuar zyrtarisht si përforcim për sauditët nga Al Hilal, siç njoftoi klubi në rrjetet sociale pasditen e kësaj të premte.
Pak para se të zyrtarizohej, Rúben Neves i tha zyrtarisht lamtumirë Wolverhampton-it me një mesazh shumë emocionues, në të cilin ai kujtoi të gjitha gjërat e mira që kishte përjetuar te Molineux në fanellën e Wolves.
26-vjeçari u përpoq shumë të lexonte mesazhin e dedikuar për tifozët e klubit anglez, por nuk mundi t’i mbante lotët.
🚨 Rúben Neves’ farewell video to Wolves fans after 253 games with the club. 🐺👋🇵🇹
(🎥 @Wolves) pic.twitter.com/Qlc5bj9Ybe
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) June 23, 2023