• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, September 22, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

​U17/ Kosova promovohet në Ligën A në kualifikimet për Euro 2024

09/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja e Kosovës U17 në konkurrencën e vajzave ka fituar miniturneun kualifikues të Grupi 1 në Ligën B për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Suedia 2024”, i cili gjatë ditëve të fundit u organizua nga Federata e Futbollit e Kosovës.

Pas barazimit me Andorrën dhe fitores me Gjeorgjinë, vajzat dardane shënuan fitore në ndeshjen e tretë dhe përcaktuese për pozitën e parë ndaj Maqedonisë së Veriut, me rezultat 2:1, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Të parat në epërsi kaluan mysafiret me golin e Kalina Popeski, në minutën e 10-të. Megjithatë, baraspeshën në rezultat e riktheu Rita Feka, në minutën e 27-të (1:1), me të cilin rezultat edhe u mbyll pjesa e parë. Në pjesën e dytë Dardanet ishin edhe më këmbëngulëse drejt portës mysafire, të vetëdijshme se vetëm fitorja kryente punë, pasi Maqedonia e Veriut në dy ndeshjet e para kishte shënuar fitore.

Punët për të përzgjedhurat e Sanije Krasniqit u lehtësuan pas përjashtimit të Komnenovës në minutën e 68-të. E këtë epërsi numerike në fushë Dardanet e kapatializuan në minutën e 84-t, me golin e Liza Hoxhës, duke vulosur fitoren në këtë ndeshje, me shifrat 2:1.

“Kjo fitore na dërgon në Ligën A ku do të ndeshemi me kundërshtar shumë më të fortë. Jam shumë e lumtur për lojën që e kanë bërë vajzat dhe rezultatin pasi që në dy ndeshjet e para kemi stagnua edhe pse kemi arritur rezultate, një barazim dhe një fitore, mirëpo sot me kundërshtarin i cili i ka pas dy fitore kemi treguar një lojë shumë të mirë ofanzive, ku arritëm deri te fitorja shumë e rëndësishme.”, tha pas ndeshjes trajnerja Sanije Krasniqi.

Next Post

​Federata Evropiane e Boksit do të bëjë dokumentar për Donjeta Sadikun

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.