Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Serbisë dhe Kombëtares së Anglisë, e vlefshme kjo për grupmoshat U21 të kualifikimeve në Kampionatin Evropian.
Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “TSC Arena”, Anglia U21 po avancon 2:0 si mysafire e Serbisë.
Që të dy golat deri tani për “Tre Luanët” e rinj i shënoi mesfushori i Sheffield United, James McAtee (minuta e 5’ dhe 19’).
Pjesa e parë, 2:0 në favor të Anglisë U21.