• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Udhëhoqi skuadrën nga liga e dytë deri në grupe të Championsit, klubi i Bundesligës shkarkon trajnerin

15/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Klubi i futbollit Union Berlin ka shkëputur reciprokisht kontratën me trajnerin e klubit, Urs Fischer, njoftoi të mërkurën klubi nga Berlini.

Fischer e mori Unionin më 1 korrik 2018 dhe në pesë sezone arriti ta sjellë klubin nga Berlini nga Bundesliga e Dytë në Ligën e Kampionëve. Unioni përfundoi i katërti në Bundesligë sezonin e kaluar, përcjell lajmi.net.

Megjithatë, Unioni ka vetëm një barazim dhe 13 humbje në 14 ndeshjet e fundit në të gjitha garat këtë sezon.

Klubi nga Berlini është në vendin e fundit në tabelën e Bundesligës me vetëm gjashtë pikë, ndërsa Unioni ka fituar vetëm një pikë në katër ndeshje në Champions League.

“Për mua personalisht, dhe ndoshta për shumicën e tifozëve të Unionit, ky është një moment shumë i trishtuar. Më dhemb shumë që nuk arritëm ta thyejmë serinë negative të javëve të kaluara”, tha njeriu i parë i Unionit nga Berlini, Dirk Zingler.

Skuadra e Unionit do të drejtohet përkohësisht nga trajneri i skuadrës së Berlinit U-19, Marko Grote, deri në emërimin e kreut të ri të shtabit./Lajmi.net/

Next Post

Vrau aksidentalisht kundërshtarin gjatë lojës së hockey, arrestohet lojtari i Sheffield Steelers

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.