Muzeu i Federatës Shqiptare të Futbollit vijon të mirëpresë vizitorë nga shkolla dhe institucione të ndryshme, të interesuar për t’u njohur nga afër me historinë dhe sukseset e futbollit shqiptar ndër vite.
Së fundmi, një grup nxënësish nga shkolla e mesme e Medresesë “Liria” zhvilluan një tur informues në ambientet e muzeut, ku u njohën me dokumente, ngjarje e momente kyçe të historisë së futbollit shqiptar.
Nxënësit shprehën interes të veçantë për pjesëmarrjet historike të Kombëtares shqiptare në Kampionatet Europiane “Francë 2016” dhe “Gjermani 2024”.


