• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Udhëtim në Londër për firmën me Interin,

04/06/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Interi dhe Simone Inzagi morën dje vendimin e përbashkët për të ndarë rrugët pas 4 viteve. Tashmë zikaltërit janë në kërkim të pasuesit të tij, ku nuk mungojnë alternativat.

Lista kryesohet nga trajneri i Komos, Çesk Fabregas që edhe pse aktualisht është në fillimet e tij si trajner, vlerësohet shumë për idetë moderne dhe autoritetin në dhomat e zhveshjes.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, zikaltërit tashmë e kanë zgjedhur spanjollin për ta vendosur në pankinë. Po ashtu raportohet se Fabregas ndodhet në Londër dhe sot do të takohet me drejtuesit e Komos.

 Interi do të merret zyrtarisht me çështjen e largimit të tij me një klub që konsiderohet “miqësor” si Komo, ku marrëdhëniet e mira midis menaxhimit dhe pronësisë vijnë nga larg, por vullneti i katalanasit do të ketë gjithashtu një ndikim në procedurën përfundimtare të largimit.

Fabregas ende dëshiron të thellohet në çdo detaj të projektit teknik që do të zbukurohet nga merkatoja e verës.

Ai është ambicioz nga natyra, nuk dëshiron hapa prapa, por vetëm të bëjë hapa përpara dhe për këtë arsye do të donte ta formësonte skuadrën sipas imazhit dhe ngjashmërisë së tij. Çesk e vlerëson shumë një pjesë të madhe të skuadrës që Inzagi ka lënë, përndryshe ai kurrë nuk do të mendonte t’i kërkonte klubit të tij të “lirohej”. T

ashmë Bepe Marota synon ta finalizojë gjithçka deri të premten.

Kristian Kivu dhe Patrik Vieira janë dy asat nën mëngë në rast se nuk shkon gjithçka në rregull me Fabregas.

Next Post

Presidenti i Fluminense zbulon tenativat për ta marrë CR7 në Kupën e Botës për Klube

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.