Fernando Morientes, ish-sulmuesi i njohur spanjoll i Real Madrid, ka zbuluar se ka rrezikuar seriozisht jetën për shkak të udhëtimeve të shumta me avion. Ai ka treguar se ka qenë i shtruar në spital në gjendje të rëndë, për shkak të një embolie pulmonare.
“U ndjeva keq pasi kisha bërë shumë udhëtime me avion. Në një prej tyre, fillova të ndjeja një dhimbje të fortë në gjoks. Në fillim mendova se mos ishet ndonjë lloj gastriti dhe nuk desha të shkoja në spital, por atë natë kisha një ndjesi të çuditshme dhe shkova te mjeku. Filluan të më kontrollonin zemrën dhe në fillim nuk gjetën asgjë, derisa zbuluan një shenjë. Ishte një emboli pulmonare”, tha ai.
“Ishte një koagulim që ishte formuar në gjurin tim për shkak të trysnisë në avion, ndërsa un po prisja në pistë. Gjaku kishte filluar të trashej dhe duke u ngjitur, kishte arritur në mushkëri. Kam kaluar 6 ditë në spital, kam rrezikuar jetën”, shpjegoi më tej Morientes, i cili këshilloi që të shmangeshin udhëtmet e shpeshta në avion, siç kishte bërë ai në periudhën e fundit.
PANORAMASPORT.AL