Tuesday, 18. August 2026
Sport

Ueah imiton babain e tij, shënon në Juve-Milan 25 vite më pas

GS 20/01/2025 1 Min. Lesezeit

Ishte 9 maji i vitit 1999 kur Zhorzh Ueah shënonte golin e tij të fundit kundër Juventusit. Fenomeni liberian vishte atëherë fanellën kuqezi, dhe realizon një dygolësh ndaj bardhezinjve.

sdfdfsdsfsfdfsdfdsfsd

Si për ironi të fatit, në sfidën e fundit Juventus-Milan, i biri i tij, Timoti, shënon gol, por këtë herë me fanellën bardhezi. Mes dy golave, ka një diferencë prej 25 vitesh e 254 ditësh. Për amerikanin e krahut bëhet fjalë për golin e pestë sezonal me Juventusin dhe është shënuesi i dytë më i mirë për Juventusin e Tiago Motës deri në këtë moment.

Ueah ka shënuar më herët ndaj Komos e Parmës, e më pas ndaj Interit dhe Torinos. Së fundmi erdhi edhe goli ndaj Milanit. Një vit më parë ai kishte shënuar vetëm një gol, në triumfin 6-1 që Juvja arriti në Kupën e Italisë ndaj Salernitanës.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: