Pas sulmeve të grupit terrorist Hamasit në Izrael u shpall gjendje lufte.
Si rezultat, të gjitha ndeshjet ndërkombëtare të futbollit për Izraelin u shtynë, shkruan lajmi.net.
Kjo ndikoi edhe në kombëtaren e Zvicrës, e cila të enjten do të takohej me Izraelin në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian.
UEFA tani ka shpallur një datë të re për takimin Izrael – Zvicër. Ajo do të luhet më 15 nëntor, por që është ende e paqartë se ku do të zhvillohet ndeshja.
Kujtojmë se Izraeli është paraparë të udhëtojë në Prishtinë në muajin tetor për duelin kualifikues me Kosovën.
Edhe ky takim sipas të gjitha gjasave pritet të shtyhet për një datë tjetër për të njëjtën arsye, por që deri më tani nuk ka ndonjë vendim zyrtar nga ana e UEFA-së./Lajmi.net/