Thursday, 5. March 2026
Sport

UEFA dënon Mourinhon për “sulmin” ndaj arbitrit, 4 ndeshje pezullim për portugezin

GS 22/06/2023 1 Min. Lesezeit

Jose mourinho mendoi se gjyqtari Anthony Taylor nuk kishte gjykuar mirë në finalen e Europa League kundër Sevilla dhe portugezi e sulmoi verbalisht pas përfundimit të sfidës.

E gjithë skena ishte e filmuar me video dhe UEFA nisi një hetim për sjelljen e trajnerit portugez.

Si për këtë skenë ashtu edhe për deklaratat e tij në konferencën për shtyp, Mourinho u ndëshkua me katër ndeshje europiane. Në të njëjtën kohë, UEFA dënoi Romën me 55 mijë euro gjobë dhe dënoi selinë e tyre për një ndeshje.

Pas Mourinhos, edhe tifozët e Romës sulmuan arbitrin dhe familjen e tij në aeroportin e Budapestit./h.ll/abcnews.al

Teilen: