Thursday, 30. April 2026
Sport

UEFA Development për vajza, Shqipëria U-15 mbyll përgatitjet për ndeshjen kundër Moldavisë

GS 23/09/2025 1 Min. Lesezeit

Shqipëria U-15 për vajza do të luajë nesër ndeshjen e parë kundër Moldavisë U-15, e vlefshme për UEFA Development për këtë moshë.

Skuadra e drejtuar nga trajnerja Rabie Tota ka mbyllur sot në Durrës seancën e fundit stërvitore. Gjendja e vajzave është e mirë dhe stafi kuqezi do të ketë në dispozicion të gjithë skuadrën për ndeshjen e nesërme.

Ndeshja e kombëtares do të luhet në ora 15:00 në “Shtëpinë e Futbollit” dhe hyrja do të jetë falas. Sakaq, sfida do të transmetohet live në FSHF TV.

Në ora 11:00 do të luhet në “Shtëpinë e Futbollit” ndeshja tjetër e grupit mes Kosovës dhe Estonisë.

Teilen: