Komisioni Disiplinor i UEFA-s e ka dënuar skuadrën serbe Crvena Zvezdën e Beogradit, për thirrje diskriminuese të tifozëve.
Me shumë mundësi bëhet fjalë për thirrjet “Kosova është Serbi” që janë dëgjuar pa nisur ndeshja e 4 tetorit.
Zvezda duhet ta luaj ndeshjen e ardhshme në Champions me të paktën 10 mijë vende të zbrazëta në stadium.
Gjithashtu, klubi është gjobitur me 40 mijë euro.
Ndërkohë 22 mijë euro klubi serb është dënuar për bllokim të rrugëve ku lëvizin shikuesit në tribuna.
Të gjithë këto ndodhen në ndeshjen e fazës së grupeve që Crvena Zvezda e zhvilloi ndaj Yong Boyit të Zvicrës. /Lajmi.net/