Thursday, 14. May 2026
Sport

UEFA Europa League / Van Bronckhorst tregon të ardhmen e Muçit në vigjilje të ndeshjes me Luganon

GS 21/08/2024 1 Min. Lesezeit

E ardhmja e Ernest Muçit nuk është zgjidhur ende edhe pse vendimet e trajnerit të Beshiktashit tregojnë se largimi i tij nuk është i sigurt.

Giovanni van Bronckhorst ka bërë gati ekipin për transfertën e Luganos, ku skuadra turke do të luaj për një vend në fazën finale të Ligës së Europës.  

Drejt Zvicrës ka udhëtuar edhe Ernest Muçi, i cili është përfolur shumë për një largim nga Beshiktashi. Fakti se Muçi ishte në avion mund të jetë një indicie, e cila tregon se mbase Van Bronckhorst mund të ketë ndryshuar mendim sa i përket të ardhmes së shqiptarit.

Tekniku holandez ka vepruar ndryshe me Aboubakar dhe Muleka, të cilët nuk kanë udhëtuar me ekipin pasi janë të përfolur se mund të largohen.

Sa i përket formacionit Giovanni van Bronckhorst ka lënë të kuptohet se Muçi nuk do të jetë titullar.

Teilen: