UEFA ka vendosur të heqë pezullimin e trajnerit të Barcelonës, Hansi Flick. Kështu, gjermani do të jetë në gjendje të ulet në stol duke filluar nga ndeshja e ardhshme e Ligës së Kampionëve kundër Neëcastle.
Më 8 gusht, trajneri dhe ndihmësi i tij, Marcus Sorg u njoftuan për një sërë sanksionesh disiplinore pas incidenteve që ndodhën pas ndeshjes Inter – Barcelona, ndeshja e dytë e gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve, e cila përfundoi 4-3 për zikaltërit.
Të dy ishin pezulluar me nga një ndeshje. Flick ishte përfshirë në sjellje të papërshtatshme në minutat e fundit. Pas ndeshjes, trajneri kritikoi publikisht edhe gjyqtarin Szymon Marciniak, duke nënkuptuar se rastet e diskutueshme ishin zgjidhur gjithmonë në favor të Interit. Si Flick ashtu edhe Sorg u gjobitën gjithashtu me 20,000 euro.
Pas apelimit të Barcelonës, UEFA ka vendosur të heqë pezullimin. Megjithatë, Flick dhe Sorg do të mbeten nën vëzhgim për një vit. Nëse ata kryejnë sjellje në kundërshtim me rregulloret, do të sanksionohen dhe sanksioni për të cilin u pezulluan do t’i shtohet atij ekzistues. Gjobat për të dy mbeten në fuqi.