Sunday, 12. April 2026
Sport

UEFA i bën jehonë futbollistit shqiptar para ndeshjes në Ligën e Konferencës

GS 05/10/2023 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Ernest Muçi ishte protagonist i padiskutueshëm për Legian e Varshavës në fitoren 3-2 ndaj Aston Villës në Ligën e Konferencës.

Legia sonte luan në udhëtim ndaj holandezëve të AZ Alkmar dhe padyshim gjithë vëmendja është te sulmuesi i kombëtares shqiptare.

  

Këtë gjë e shpreh edhe vetë faqja e Ligës së Konferencës.

Përmes një postimi në platformën “Twitter”,  kjo faqe shtron pyetjen:

A  do të jetë Ernest Muçi në listën e golashënuesve sonte? Postimi shoqërohet me videot e dy golave të shënuar nga Muçi ndaj Aston Villës.

  

  


Teilen: