Skuadra portugez Porto ka fituar vëmendje në të gjithë botën, shkruan Lajmi.net.
Porto fitoi në me rezultatin 3:1 ndaj Shakhtar Donjetck në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Kampioneve.
Në faqen zyrtare është publikuar një video, ku sulmuesi i Portos, Galeno avancon drejt zonës së rrezikshme me topin. Por kundërshtari i tij, mbrojtësi Lemkin pëson një tërheqje muskulare në kofshë dhe menjëherë sulmuesi ndalon lojën. Në vend që të përfitonte nga ky rast për të shënuar gol, ai zgjodhi të bënte të kundërtën.
UEFA e ka publikuar videon ku shkruan: Gjithçka ka të bëjë me respektin! Kjo ishte një shfaqje e shkëlqyer sportive nga Galeno i FC Porto kundër Shakhtar Donjetck këtë javë!”. /Lajmi.net