Shqipëria do të luajë përballë Ishujve Faroe në stadiumin “Air Albania”.
Kombëtarja kuqezi kërkon fitoren dhe të mbyllë në mënyrën më të mirë të mundshme këto kualifikuese.
Sa i përket gjykimit, UEFA ia ka besuar këtë sfidë, gjyqtarit të Bundesligës. Sven Jablonski do të jetë kryesori i kësaj sfide.
33-vjeçari do të debutojë pikërisht në ndeshjen e Shqipërisë, pasi kurrë më parë nuk ka gjykuar një ndeshje kombëtaresh.
Asistentët e Jablonskit do të jenë Lase Koslocski dhe Eduard Beitinger.
Në VAR do të jetë Bastian Danker së bashku me asistentin e tij, Benjamin Brand.