Thursday, 12. March 2026
Sport

UEFA ia beson Nuzës edhe një ndeshje në Ligën e Konferencës

GS 13/08/2024 1 Min. Lesezeit

Gjyqtari nga Kosova, Genc Nuza, do të referojë edhe një ndeshje në Ligën e Konferencës së Evropës.

Ai do të ndajë drejtësinë në përballjen midis Puskas Akademias së Hungarisë dhe Ararat Aramenias së Armenisë.

Në ndihmë atij do t’i vijnë gjyqtarët tjerë kosovarë, Fatlum Berisha, Bujar Selimaj dhe Ilir Mehmeti.

Ndërkaq, në VAR do të jenë po ashtu kosovarët Dardan Çaka dhe Besnik Morina.

Teilen: