• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, June 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

UEFA ia ndalon Sarajevës, simboli të mbulohet

11/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ndonëse Sarajeva kishte planifikuar që të vishte fanella me mesazhin “Lulja e Srebrenicës” gjatë ndeshjes kualifikuese për Conference League kundër Aktobe, megjithatë nga UEFA ka arritur një letër që ndalon këtë simbol.

“Koshevo” ka bërë të ditur se kanë marrë miratimin nga Federata e Futbollit të Bosnjë-Hercegovinës, dhe kanë dërguar fanella me simbolin e përmendur në selinë e Shtëpisë Evropiane të Futbollit. Megjithatë, një përgjigje erdhi nga UEFA me një kërkesë për të mbuluar simbolin.

“Duke pranuar faktin se ndeshja e Conference League kundër Aktobe është për sot, Sarajeva ka planifikuar të nxjerrë në pah simbolin ‘Lulja e Srebrenicës’ në fanella në kujtim të viktimave në Srebrenicë.

Në përputhje me rregullat e UEFA-s, pamja e fanellës u pranua nga Federata e Futbollit të Bosnjës, e cila zyrtarisht e raportoi këtë fanellë në UEFA.

Gjithashtu, më 25 qershor, Sarajeva i dërgoi një kërkesë të veçantë UEFA-s për të na lejuar ta përdorim këtë fanellë.

Tre ditë para ndeshjes, UEFA mori një përgjigje zyrtare për kërkesën tonë, ku thuhet se nuk kemi leje për të shtuar këtë simbol në fanellë dhe se lojtarët mund të përdorin shiritin e zi.

Duke qenë se fanellat ishin përgatitur në atë moment, klubi ka njoftuar për këtë UEFA-n, e cila ka urdhëruar që simboli i printuar të ‘mbulohet’.

Sarajeva beson se vendimi për të luajtur ndeshjen me këtë emblemë në fanellë është në përputhje me qëllimet më të gjera të promovimit të të drejtave të njeriut dhe respektimit të viktimave të krimit.

Lulja e Srebrenicës mishëron parimet e humanizmit, respektit dhe kujtesës kolektive të viktimave.

Lejimi i ekipit tonë për të mbajtur këtë emblemë do të ishte një gjest solidariteti me viktimat dhe një mesazh që tragjedi të tilla nuk duhet të harrohen kurrë, por edhe të mos përsëriten.

Sarajeva i qëndron besnik kujtimit të viktimave në Srebrenicë. Mos harroni kurrë Srebrenicën”, thuhet nga klubi i Sarajevës.

Next Post

​Evropiani i Hendbollit U20 në Prishtinë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.