• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, September 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

UEFA-ja shqyrton përjashtimin e Izraelit nga garat evropiane

25/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

UEFA po shqyrton pezullimin e Izraelit nga të gjitha garat ndërkombëtare, me një votim që pritet javën e ardhshme në Këshillin Ekzekutiv. Një vendim i tillë do të përjashtonte Maccabi Tel Aviv nga Europa League dhe do t’i mbyllte ekipit kombëtar dyert për Kupën e Botës 2026.

Sipas “The Times”, shumica e anëtarëve të UEFA-s janë pro pezullimit, megjithëse Izraeli ka mbështetjen politike të Gjermanisë dhe Hungarisë. Nga ana tjetër, Katari dhe figura me ndikim si presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, po shtyjnë për një vendim drastik kundër Tel Avivit.

Nga ana sportive, pasojat prekin drejtpërdrejt Italinë. Në Grupin I të kualifikuesve, Izraeli është aktualisht i treti pas Norvegjisë dhe Italisë. Një përjashtim i mundshëm do t’i afronte ndjeshëm “Azzurrët” me vendin e dytë, që siguron pjesëmarrjen në fazën eliminatore për Botërorin 2026.
Në këtë grup, Norvegjia kryeson me 15 pikë, ndërsa Italia ka 9 në katër ndeshje të luajtura. Përjashtimi i Izraelit do të ndryshonte ekuilibrat dhe do të lehtësonte rrugën e skuadrës së Luciano Spallettit drejt Botërorit në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Next Post

Zyrtarizohet lidhja e Amir Rrahmanit me influenceren e njohur/Foto

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.