Tuesday, 3. February 2026
Sport

UEFA lanson video-reportazhin e dytë për Ballkanin në rrugëtimin e dy viteve të fundit në Evropë

GS 12/12/2023 1 Min. Lesezeit

Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, UEFA, i ka dedikuar një tjetër video-reportazh Ballkanit, kampionit të Kosovës që bën gara në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës.

  

UEFA TV ka lansuar pjesën e dytë të video-reportazhit të realizuar për rrugëtimin historik në Evropë, në dy vite radhazi, shkruan lajmi.net.

Kësaj radhe, protagonist është qendërmbrojtësi Bajram Jashanica.

Ballkani do ta zhvillojë të enjten ndeshjen vendimtare në Ligën e Konferencës ndaj Dinamo Zagrebit në Kroaci.

Ballkanit i nevojitet fitorja në Zagreb dhe të shpresojë në fitoren e Plzenit kundër Astanas, për të siguruar kalimin në fazën tjetër./Lajmi.net/

Teilen: