• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, September 24, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

UEFA më 3 tetor nxjerrë në shitje bileta për Kampionatin Evropian

21/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

UEFA do të nxjerrë në shitje 1.2 milionë bileta të Evropianit “Gjermani 2024”, duke nisur nga data 3 tetor, me tifozët në të gjithë globin që u jepet e njëjta mundësi për të aplikuar përmes platformës zyrtare të biletave në UEFA: “EURO2024.com/tickets”.

UEFA ka zhvilluar një program për shitjen e biletave, duke vendosur tifozët në radhë të parë. Më shumë se 80 përqinf e 2.7 milionë biletave do të jenë në dispozicion për tifozët e ekipeve pjesëmarrëse dhe publikun e gjerë.

  

Një milion bileta do të jenë në dispozicion me një çmim që fillon nga 30 euro dhe nuk i kalon 60 euro. Mbi 1.2 milion bileta do të jenë të disponueshme në periudhën e aplikimit nga 3 tetori më 26 tetor 2023 dhe tifozët tashmë mund të krijojnë llogarinë e tyre të biletave dhe të jenë gati kur të fillojë procesi i aplikimit.

Edhe 1 milion bileta të tjera do të shiten në bashkëpunim të ngushtë me federatat përkatëse për mbështetësit e ekipeve pjesëmarrëse pas shortit të turneut final më 2 dhjetor të këtij viti. Mundësia më e mirë për të parë nga afër ndeshje të Evropianit 2024 në stadium është të aplikoni për bileta nga data 3 deri më 26 tetor 2023.

Biletat do të ndahen në mënyrë transparente nëpërmjet një shorti. Çdo aplikant do të ketë të njëjtat shanse suksesi, pavarësisht se kur bëhet aplikimi i tyre. Struktura e çmimeve të biletave për UEFA “EURO 2024” mbetet e përballueshme për sa më shumë tifozë.

Gjithsej 270,000 bileta do të jenë në dispozicion për 30 € dhe për të fundit 10,000 bileta do të jenë në dispozicion për më pak se 100 euro.

  

  


Next Post

VIDEO/ Momenti gazmor në ndeshjen PSG-Dortmund! Mbape këshillon trajnerin, reagimi i Terziç “pushton” rrjetin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.