UEFA ka sjellë një ndryshim të rëndësishëm në rregulloren e Champions League, duke lehtësuar punën e klubeve që përballen me dëmtime afatgjata të lojtarëve të tyre. Vendimi u miratua në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, të zhvilluar në Tiranë, dhe pritet të ketë ndikim të madh në ecurinë e turneut.
Deri më tani, klubet nuk kishin mundësi të zëvendësonin lojtarë të dëmtuar gjatë fazës së grupeve, edhe nëse bëhej fjalë për mungesa afatgjata. Kjo shpesh krijonte vështirësi, duke detyruar trajnerët të menaxhonin një listë të cunguar deri në muajin shkurt, kur lejohej regjistrimi i ri për fazën me eliminim direkt.
Sipas rregullores së re, çdo klub do të ketë të drejtën të bëjë një zëvendësim të përkohshëm në listë gjatë fazës së ligës (deri në javën e gjashtë të grupeve), nëse një lojtar pëson dëmtim apo sëmundje të gjatë.
Në komunikatën zyrtare, UEFA thekson:
“Qëllimi i këtij ndryshimi është të sigurohet që listat e skuadrave të mos reduktohen në mënyrë të padrejtë dhe që lojtarët të mos ndihen nën presion shtesë për shkak të ngarkesës së punës.”
Ky rregull i ri do të jetë një lehtësim i madh për skuadrat që shpesh kanë lënë jashtë lojtarë me peshë për shkak të listave të kufizuara. Shembujt e fundit janë dëmtimet e Carvajal (Real Madrid) dhe Rodri-t (Manchester City), që munguan gjatë gjithë Champions-iy pa mundësi zëvendësimi.
Gjithashtu, klube si Liverpool-i, Chelsea, Arsenal apo Tottenham, që kanë pasur mungesa të emrave si Chiesa, Facundo Buonanotte, Gabriel Jesus apo Mathys Tel, tani do të kenë një rrugëdalje nëse një lojtar i tyre dëmtohet rëndë.