• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

UEFA Nations League, Kombëtarja e vajzave mundet nga Ukraina

21/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja shqiptare e vajzave luajti ndeshjen e parë të UEFA Nations League ndaj Ukrainës. Në stadiumin “Niko Dovana” triumfoi skuadra mike me rezultatin 2-1.

Golin e vetëm për Shqipërinë e shënoi Fortesa Berisha.

Trajneri Armir Grima e nisi me këtë formacion titullar ndeshjen ndaj Ukrainës: Viona Rexhepi (G), Armera Tukaj, Arbenita Curraj, Lavdije Begolli, Fortesa Berisha, Valentina Troka, Qendresa Krasniqi, Megi Doçi (C), Ezmiralda Franja, Klea Hamonikaj dhe Alma Hilaj.

Në stadiumin “Niko Dovana” ishte një atmosferë elektrizuese me tifozët që i ishin përgjigjur pozitivisht ftesës për të mbështetur Kombëtaren në këtë takim.

Ekipet kontrolluan lojën në minutat e para dhe ndeshja u zhbllokua në minutën e 31-të. Për Ukrainën shënoi Olha Ovdiychuk. Në fraksionin e dytë, kundërshtaret shënuan golin e dytë në minutën e 48-të me Nicole Kozlova.

Shqipëria u mundua të reagonte dhe pas disa rasteve e gjeti rrugën e rrjetës vetëm në fundin e takimin me Fortesa Berishën.

Ndeshja u mbyll me fitoren e Ukrainës me rezultatin 2-1

Më 25 shkurt, Shqipëria do të luajë ndeshjen e dytë në transfertë ndaj Çekisë, në orën 17:30.

Next Post

City, Guardiola: Marrëdhënia me De Bruyne, e jashtëzakonshme

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.