Saturday, 16. May 2026
Sport

UEFA: Ndeshja FC Ballkani – Viktoria Plzen zhvillohet në Tiranë

GS 24/11/2023 1 Min. Lesezeit

Kampioni i Kosovës, Ballkani do ta luajë ndeshjen kundër Viktoria Plzen në Shqipëri, e vlefshme për Ligën e Konferencës.

UEFA të premten ka shkruar që ndeshja Ballkani – Viktoria Plzen do të luhet më 30 nëntor në “Air Albania” në Tiranë, shkruan lajmi.net.

Stadiumi ‘Fadil Vokrri’ nuk u pranua nga komisioni i UEFA-s shkaku i gjendjes së fushës.
 

Ndeshja Ballkani – Viktoria Plzen i takon xhiros së pestë të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës.

Ballkani ka katër pikë në pozitën e tretë, ndërkaq Plzen është e para me 12 pikë të grumbulluara./Lajmi.net/

Teilen: