Friday, 28. August 2026
Sport

UEFA nis shqyrtimin e rastit Rumani – Kosovë, vendimi së shpejti

GS 20/11/2024 1 Min. Lesezeit

Të mërkurën, Komisioni Disiplinor dhe Etikës i UEFA-s, ka nisur shqyrtimin e rastit për ndeshjen Rumani – Kosovë, që u ndërpre javën e shkuar në Bukuresht.

Ndeshja u ndërpre pas thirrjeve “Serbia, Serbia” nga tifozët rumunë, ndërsa ishin lojtarët e Kosovës, ata që braktisën fushën dhe nuk u kthyen më.

Kjo përballja e ndërpre në minutat shtesë, ku rezultati ishte 0:0.

Mediumet në Rumani kanë bërë të ditur se dosja tashmë është në tavolinën e disiplinorit të UEFA-s, dhe nëse çështja nuk del shumë e komplikuar, atëherë vendimi pritet më së largu deri të enjten.

UEFA ka njoftuar se tashmë ka hapur procedurë disiplinore si ndaj federatës rumune ashtu edhe ndaj asaj të Kosovës duke u bazuar në nenin 55 të rregullores disiplinore.

Thomas Partl nga Austria është udhëheqës i komisionit që do ta merr vendimin që sipas të gjitha gjasave pritet të bëhet publik gjatë kësaj jave.

Teilen: