• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, June 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

UEFA nuk ndal ndryshimet drastike në Ligën e Kampioneve, gati të zhdukë edhe kohët shtesë

06/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

UEFA vazhdon me ndryshimet e saj drastike në turnetë e klubeve, të cilave pasi u ka ndryshuar formatin, po u modifikon edhe rregullat tradicionale të ndeshjeve. Dhe turneu qendror që UEFA po tenton të ndryshojë është padyshim Liga e Kampioneve, në mënyrë që të bëhet më spektakolare dhe të sigurojë sa më shumë të ardhura.

champions

Ndryshimi që po ideohet tani në Nion dhe është diskutuar edhe me FIFPro dhe anëtarë të ndryshëm të organizatës që drejton futbollin në kontinent, është heqja e kohëve shtesë nga Liga e Kampioneve në ndeshjet me eliminim direkt. Sipas “The Guardian”, diskutimet e fundit janë informate, pasi nuk ka një plan konkret,. Por UEFA ka marrë një përgjigje pozitive për këtë nismë, të cilën e ka argumentuar si të nevojshme për të ulur minutazhin e lojtarëve në një periudhë kur kalendari është i tejngopur.

Ideja është që në fazën me eliminim direkt të Ligës së Kampioneve, nëse rezultati do të jetë i barabartë pas 180 minutave, atëherë nuk do të luhen kohë shtesë, pasi do të eliminohet 30 minutëshi për t’i bërë vend menjëherë penalltive. Një ndryshim nga tradita, por që në UEFA e shohin të nevojshëm për të rritur shikueshmërinë e turneut dhe për të mos zbehur interesin gjatë atyre 30 minutave ku shpesh nuk ndodh asgjë. Një risi e tillë është provuar në disa turne si Superkupa e Europës apo ajo e Spanjës, apo në turne të tjerë kombëtarë në kontinent që janë me eliminim direkt.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Skënderbeu befason Dinamon, e mund në Kupë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.