Monday, 13. April 2026
Sport

UEFA përzgjedh golin e Kryeziut ndaj Dinamos në mesin e më të mirëve në Ligën e Konferencës

GS 06/10/2023 1 Min. Lesezeit

Ballkani ka shënuar fitore historike në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke mposhtur Dinamo Zagrebin me rezultat bindës 2:0.

  

Skuadra nga Suhareka priti Dinamo Zagrebin në kuadër të xhiros së dytë të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës.

Almir Kryeziu hapi llogarinë një minutë pa përfunduar koha e rregullt e pjesës së parë me një gol të bukur.

E pikërisht ky gol është përzgjedhur në mesin e më të mirëve të xhiros në Ligën e Konferencës nga UEFA.

Në uebfaqen e shtëpisë më të madhe të futbollit evropian është publikuar goli i Kryeziut, ndërsa goli më i mirë i xhiros zgjedhet në bazë të votave të publikut.

Në këtë link mund ta shikoni golin dhe të votoni./Lajmi.net/

  

  


Teilen: