Thursday, 14. May 2026
Sport

UEFA qetëson Barçën për cilësinë e barit në “Metropolitano”: Nuk do të jetë një problem!

GS 14/04/2026 1 Min. Lesezeit

Në stërvitjen e fundit të bërë mbrëmjen e kaluar drejtuesit e Barçës janë ankuar për kushtet e tapetit në “Metropolitano”. Hansi Flick është parë pranë delegatit të UEFA-s, të cilit i ka shpjeguar se bari nuk ishte prerë sa duhej si dhe fusha ishte shumë e thatë.

Nga ana e saj UEFA ka siguruar Barçën se ditën e sotme gjithçka do të jetë brenda rregullave.

Drejtori sportiv i Barçës, Deco, la të kuptohej sot se kishte besim se kushtet e fushës do të përmirësoheshin.

Teilen: