Tuesday, 28. April 2026
Sport

UEFA shtyn votimin për Izraelin pas planit të paqes të propozuar nga Trump

GS 01/10/2025 1 Min. Lesezeit

UEFA ka hequr dorë nga planet për të përjashtuar Izraelin nga kompeticionet evropiane pas planit të paqes të Donald Trump.

Qeveria e futbollit e kontinentit tonë kishte propozuar të mbante një takim urgjent të Komitetit Ekzekutiv javën e ardhshme, pasi shumica e anëtarëve ishin në favor të përjashtimit të kombëtares së Izraelit.

Por propozimi i presidentit amerikan, i cili ka nisur një përpjekje për t’i dhënë fund luftës në Gaza, ka bërë që UEFA të marrë përsëri kohë.

 

Teilen: