• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

UEFA zyrtarizon vendin ku do të luhet Superkupa e Evropës – tifozët e quajnë vendim shokues

30/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Lokacioni për Superkupën e Evropës 2025 tashmë është bërë i ditur dhe tifozët e futbollit nuk janë aspak të kënaqur.

Superkupa do të luhet më 13 gusht, aty ku do të marrë pjesë Tottenhami si dhe fituesi i Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Interit. 

Më herët këtë javë, UEFA ka konfirmuar vendin se ku do të luhet kjo finale. 

“Superkupa e Evropës 2025 do të luhet të mërkurën e 13 gushtit me fillim nga ora 21:00”. 

“Superkupa e Evropës 2025 do të mbahet në Stadio Friuli në Udine, Itali. Shtëpia e klubit italian Udinese, ishte njëra nga gjashtë vendet për Kampionatin Evropian U21 në 2019”. 

“Ka qenë nikoqir i katër ndeshjeve, duke përfshirë fitoren e Spanjës ndaj Gjermanisë në finale”.

“Ky vend do të jetë i 13-të që do të jetë nikoqir i Superkupës së Evropës që prej Monakos, Pragës (2013), Cardiff (2014), Tbilisi (2015), Trondheim (2016), Shkup (2017), Tallinn (2018), Stamboll (2019), Budapest (2020), Belfast (2021), Helsinki (2022), Piraeus (2023), Varshavë (2024) “, thuhej në njoftimin e UEFA-s.

Pavarësisht se qyteti i Udines ka një arkitekturë klasike italiane me muze dhe pamje të Alpeve Karnike, tifozët nuk janë të kënaqur me kapacitetin e stadiumit. 

Ky stadium ka një kapacitet prej vetëm 25,144 ulësesh. 

Një tifoz shkroi në X: “Një kapacitet prej vetëm 25,000. Paqi fat për të marrë një biletë”. 

Një tjetër shtoi: “Me që ra fjala, pse ata nuk e luajnë fituesin e Ligës së Konferencës”. 

Një i tretë tha: “Superkupa e Evropës do të luhet në një stadium që mban vetëm 25,000 persona. Hmmmmmm”.

Next Post

Barcelona nxjerr në shitje titullarin e skuadrës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.