Thursday, 9. April 2026
Sport

Uellsi i shkakton debakël Kosovës

GS 09/04/2024 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja e Uellsit i ka shkaktuar debakël Kosovës, duke e mposhtur me rezultat 5:0 në kuadër të Grupit 4 të Ligës B për kualifikimet e Kampionatit Evropian.

Ndeshja është zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Vashat tona nuk i rezistuan rivales.

Golat i realizuan Rowe (30′ e 60′), Green (44′), Margan (62′) e Hughes (85’).

Kosova ka dy humbje nga dy ndeshje apo për 180 minuta nuk ka shënuar as një gol por ka pësuar 7 sosh.

Uellsi me 6 pikë apo me goldallim 9:0 në grupin e 4-të..

Teilen: