Uesli Shnajder ishte një nga heronjtë e 2010-ës me Interin kur fitoi tripletën. Ish-sulmuesi holandez nuk mund të linte pa komentuar ndeshjen e parë gjysmëfinale mes Barcelonës dhe Interit. Ai foli për talentin e Jamal si dhe për autogolin e shkaktuar nga Zomer.“Interi i shfrytëzoi në maksimum kundërsulmet dhe hapësirat që iu dhanë anësorëve shumë mirë. Një goditje e shkëlqyer nga lart nga Dumfris, pastaj ata e mbajtën pak kontrollin. Por ata u përballën me një Lamine Jamal i cili po luan vërtet në mënyrë fantastike, është e vështirë të qëndrosh në ritmin e tij. Autogoli i Zomerit? Një tjetër gabim i portierit. Ai nuk është mjaftueshëm i gjatë, prandaj dështoi ta mbronte. Topi vjen drejt dhe tek ai, Kurtua do ta kishte pritur”, përfundoi holandezi.
PANORAMASPORT.AL