Ujkani flet për portierin e Ajaxit që është fjala e parë: Po e presim te Kosova
Diant Ramaj është fjala e parë! Portieri i Ajaxit shihet me interes nga Kosova dhe Shqipëria, por ishte vet portieri i cili u shpreh se do të priste për Gjermaninë.
Ujkani në emisionin “A Play” në ATV, zëvendësdrejtori i Kosovës, Samir Ujkani, u shpreh se dardanët nuk do të dorëzohen për Diantin.
‘Federata ka pasur kontakte shumë ma herët me Diantin, besoj para dy tri viteve ka qenë kontakti i parë.
Djali ka deklaruar që po e pret Gjermaninë, por ne po presim edhe ne nuk dorëzohemi”, tha Ujkani.
Teilen: