Kosova ka pësuar humbjen e dytë në kampanjën kualifikuese për Euro 2024, pasi u mposht në Bukuresht nga Rumania me rezultat 2:0.
Ka qenë një ndeshje që ka zgjatur thuajse tre orë për shkak të ndërprerjes që ndodhi në fillim të saj.
Fillimisht ndeshja u ndërpre në minutën e 18-të për shkak të thirrjeve nacionaliste dhe banderolave të llojit ‘Kosova është serbi’.
Megjithatë pas gati një orësh që gjyqtari i dërgoi futbollistët në zhveshtore ndeshja ka vazhduar.
Rreth krejt kësaj situate futbollistët kosovarë ishin frustruar, ku pas ndeshjes Samir Ujkani ka bërë “një gjest të pahijshëm”, mediua rumune “gsp.ro”.
Ujkani ka kapur organin gjenital duke iu drejtuar tifozëve rumunë derisa ai po shkonte drejt dhomave të zhveshjes.