Saturday, 25. April 2026
Sport

Ukraina mposht Islandën dhe siguron Evropianin

GS 26/03/2024 1 Min. Lesezeit

Ukraina ka siguruar paraqitjen në “Euro 2024”, falë triumfit me përmbysje të rezultatit kundër Islandës.

Të martën mbrëma, Ukriana ka triumfuar me shifrat 2:1 në ndeshjen finale të play-offit të Ligës B.

Para Islandës, Ukraina e ka mpostur Bosnjë e Hercegovinën në gjysmëfinale te play-offit dhe tani do të luaj në Evropianin e këtij viti që mbahet në Gjermani.

Në fakt, Ukraina e ka siguruar fitoren dhe biletën për Evropian në pjesën e dytë pasi ishte në disavantazh prej pjesës së parë. Islanda kaloi në epërsi me golin e shënuar nga Albert Gudmundsson në minutë nën minutën e 30-të, përpara se Ukraina të kundërpërgjigjet.

Fillimisht, në minutën e 54-të Viktor Tsygankov barazoi shifrat në 1:1, përpara se Mikhailo Mudryk të shënoi në mintën e 84-të për fitoren e Ukrainës dhe rezultatin përfundimtar të takimit.

Në “Euro 2024”, Ukraina do të jetë pjesë e Grupit E, pjesë e të cilit janë edhe Belgjika, Rumania e Sllovakia.

Teilen: