Pronari i Chelsea-t, Todd Boehly, nëpërmjet grupit të krijuar prej tij “BlueCo” ka marrë drejtimin e ekipit të Strasbourg-ut që prej 2023-it, por kurrë nuk ka hyrë në zemrën e tifozëve.
Madje sot grupi ultrasve më i madh i ekipit francez ka kritikuar nëpërmjet një letre publike amerikanin, i cili nuk ka bërë merkato, por është mjaftuar që të spostojë në Francë disa prej lojtarëve, të cilët nuk kanë mundur të përballojnë intensitetin e Premier Legaue.
“Merkato e kësaj vere na tregoi edhe një herë se jemi në një situatë absurde pasi klubi ynë, Racing Club Strasbourg Alsace, nuk po merr më vendime, të cilat janë në interesin e vet. Klubi ynë ka humbur pavarësinë dhe vepron për interes të Chelsea-t. Klasa jonë politike duhet të ndërhyjë dhe të ndalojë këtë situatë absurde pasi po udhëhiqemi nga një logjikë destruktive”, kishin shkruar në letrën publike anëtarët e “The Ultra Boys 90”.