• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ultrasit mafiozë/ Inzagi dhe Kalabria do merren në pyetje nga hetuesit

08/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Skandali i ultrasve mafiozë të Interit dhe Milanit ka marrë përmasa shumë të mëdha në Itali dhe çështja vlerësohet si e një rëndësie të veçantë pasi këtu përfshihet edhe krimi i organizuar. Nuk është rastësi që pasi është bërë publike akuza për personat e arrestuar këto ditë si ideatorë të aktiviteteve kriminale në ndeshjet e Interit dhe Milanit, prokurori i çështjes.

Paolo Storari, është marrë në mbrojtje nga policia dhe do të jetë i shoqëruar kudo prej forcave të rendit.

Por nga ana tjetër, nis edhe pjesa e hetimit të personave në dijeni të ngjarjeve dhe këtu situata mund të komplikohet për dy klubet të cilat në teori kanë vuajtur ndër vite shantazhin që u bënin ultrasit e tyre.

Pritet që në ditët në vijim, të ketë emra të të dy klubeve që do të dëshmojnë para hetuesve të çështjes, duke filluar nga Simone Inzagi i cili kishte telefonata me ultrasit, për të vazhduar me Milan Shkrinjar, apo edhe Havier Zanetin, të cilët me sa duket kishin kontakte të vazhdueshme me ta, edhe në takime private.

Edhe në radhët e Milanit ka lojtarë që do të merren në pyetje, duke filluar nga Davide Kalabria, i cili është fotografuar në një takim në një lokal me kapoultrasin e kuqezinjve, Luka Luçi, i dënuar më parë me 7 vite burg për trafik droge.

Next Post

Harry Kane grumbullohet i dëmtuar me Anglinë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.