Friday, 13. February 2026
Sport

“Unë e kisha humbur derbin si lojtar”, Zaneti i gëzohet finales së Champions: Dua që të shmangim…

GS 17/05/2023 2 Min. Lesezeit

Havier Zaneti mendon se Interi e ka merituar plotësisht finalen e Ligës së Kampioneve. Kapiteni legjendar i zikaltërve, tashmë në rolin e zëvendëspresidentit, ka folur pas sfidës për objektivin e rëndësishëm të arritur, si dhe për ekipin që nuk do të dëshironte të kishte përballë.bandicam 2023-05-16 23-11-17-553

“Ky grup e meritonte mundësinë që të luante një tjetër finale pas 13 vitesh. Të presim të shohim rivalët nesër, por ajo që kemi bërë është e rëndësishme.

Unë do të dëshiroja të shmangim Real Madrid. Ky kompeticion është i bërë për ta. Ishte një rrugëtim i gjatë, të përballësh një derbi në gjysmëfinale, nuk është e lehtë dhe unë e kam përjetuar si lojtar edhe ta humbas.

Lautaro? Jam shumë i lumtur për të, çdo vit rritet dhe tani është një lojtar kyç. Do ta mbajmë afër. A do qëndrojë gjatë? Për momentin po dhe t’i gëzohemi. Ai është shumë i lumtur këtu pasi ka shtëpinë dhe familjen. Shpresoj të qëndrojë sa më gjatë të jetë e mundur”, tha Zaneti pas sfidës.

PANORAMASPORT.AL


Teilen: