Numri një i pankinës së Spanjës, De La Fuente u përgjigj pyetjeve të gazetarëve, para finales së Europianit ndaj Anglisë, ku ndër të tjera deklaroi:
“Është një lojë shumë e fortë. Ne e dimë se Anglia ka potencial fantastik futbolli dhe mund të bëjë një rikthim të madh nesër. Ne duhet të përballemi dhe të shohim se kush fiton dhe kush bën më pak gabime. Edhe nëse ndeshja është shumë më e keqe, sërish mund ta fitosh kështu që duhet të jemi plotësisht të përqendruar te kjo lojë.
Nëse fitojmë, nuk do të ndryshojë gjë për mua. Gjërat i kam shumë të qarta prej kohësh. Unë jam një gladiator. Unë kam ardhur këtu duke luftuar dhe do të vlerësojë atë arritje siç kam vlerësuar çdo gjë që më kanë sjellë deri këtu.
Unë nuk jam dakord që finalet janë vetëm për t’u fituar. Ne jemi të përgatitur të luftojmë dhe të luftojmë për të fituar. Kujtesa është e brishtë dhe mosmirënjohëse për finalistët, por vlera jonë dhe krenaria jonë është të arrijmë tashmë këtu dhe me mënyrën se si ia kemi dalë ka vlerë më të madhe. Sigurisht që ne jemi të përgatitur mendërisht për të fituar dhe do të shkojmë për këtë, por nuk jam dakord me mënyrën se si trajtohen ata që nuk fitojnë.
A jemi ne favoritë? Ne qëndrojmë të qetë dhe e dimë që nuk ka favorit, se është një ndeshje shumë e barabartë. E dimë që nëse nuk jemi mbi nivelin e ndeshjeve të fundit nuk do të kemi shanse për të fituar. Skuadra dhe unë kemi respekt për rivalin tonë”- tha Luis De la Fuente.
PANORAMASPORT.AL