• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, July 26, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

​United arrin një numër rekord të humbjeve në Premierë Ligë

20/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Manchester United vazhdoi paraqitjen e dobët në ‘Old Trafford’, duke humbur nga Wolverhampton Wanderers me rezultatin 0:1.

Heroi i ndeshjes ishte Pablo Sarabia, i cili shënoi golin e vetëm të takimit në minutën e 77-të direkt nga gjuajtja e lirë dhe solli tri pikë të vlefshme për mysafirët.

Dy skuadrat tani janë të barabarta me pikë – 38, së bashku me Everton në fund të tabelës.

Kjo ishte humbja e 15-të e United këtë sezon, që është edhe rekordi më i keq i tij në historinë e Premier Ligës.

Në ndeshjen tjetër Arsenali festoi si mysafir ndaj Ipswich Town me rezultatin 4:0 dhe kështu vazhdoi ‘gjuetinë’ për liderin Liverpool.

Shënues për ‘topçinjtë’ ishin Leandro Trossard (14′, 69′), Gabriel Martinelli (29′) dhe Ethan Nwaneri (88′), raporton KosovaPress.

Në derbin e Londrës në ‘Craven Cottage’, Chelsea fitoi ndaj Fulham me rezultat 2:1. Vendësit kaluan në avantazh me golin e Alex Iwobi në minutën e 20-të, por ‘të kaltrit’ e kthyen rezultatin në momentet e fundit.

Tyrique George shënoi në minutën e 84-të, ndërsa Pedro Neto solli fitoren në minutën e tretë të kohës shtesë.

Me këtë fitore, Chelsea kaloi në vendin e pestë me 57 pikë, po aq sa Nottingham Forest dhe Aston Villa.

Next Post

Fiton Dortmundi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.