• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

United-Chelsea, formacionet zyrtare

25/05/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sonte me fillim nga ora 21:00 stadiumi “Old Trafford” do të jetë nikoqir i ndeshjes tejet interesante mes Manchester United dhe Chelseat, ndeshje kjo e mbetur e xhiros së 32-të të Premier Ligës.

Në xhiron e fundit të zhvilluar, United e mposhti Bournemouthin me rezultat minimal 1:0, kurse Chelsea u mposht 1:0 nga tanimë kampioni i këtij edicioni, Manchester City, raporton KosovaPress.

“Djajve të Kuq” iu nevojitet sot fitorja me çdo kusht për ta siguruar edhe zyrtarisht Ligën e Kampionëve të sezonit të ardhshëm.

Momentalisht, United zë vendin e katërt me 69 pikë të arkëtuara, tre sosh më shumë se Liverpooli në vendin e pestë, por me një ndeshje më shumë të zhvilluar.

Në anën tjetër, Chelsea po kalon në njërin nga sezonet më të dobëta në histori të klubit, ku gjendet në vendin e 12 në tabelë në kuotën e 43 pikëve.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për United nuk do të paraqiten Greenwood, Jones, Martinez, Sabitzer dhe van de Beek, kurse te Chelsea mungojnë Badiashile, Bettinelli, Broja, Chilwell, Cucurella, James, Kante dhe Mount.

Tanimë të dy trajnerët kanë vendosur për formacionet zyrtare, dhe ato i gjeni më poshtë.

Manchester United (4-2-3-1): De Gea; Shaw, Lindelof, Varane, Wan-Bissaka; Eriksen, Casemiro; Fernandes, Antony, Sancho; Martial

Chelsea (4-3-3): Kepa; Chalobah, Azpilicueta, Fofana, Hall; Fernandez, Gallagher, Chukwuemeka; Mudryk, Havertz, Madueke

Next Post

Partizani pret Teutën, Tirana kërkon “mrekullinë” ndaj Erzenit, Superiorja vendos gjithçka në “fund”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.