Friday, 6. March 2026
Sport

United i vë ultimatum Chelseat për Mount

GS 22/06/2023 1 Min. Lesezeit

Siç bëhet e ditur nga Fabrizio Romano, Manchester United i ka vënë ultimatum Chelseat që marrëveshjen për Mason Mount ta përfundojnë më së largu deri në fundin e javës së ardhshme.

Manchester United do të bëjë sërish ofertë për Mount, por do të insistojë për një zgjidhje të shpejtë.

“Djajtë e Kuq” nuk do të qëndrojnë në bisedime me Chelsean për shumë gjatë, dëshirojnë që marrëveshja të përfundohet në fund të javës së ardhshme.

Një ofertë në regjionin e 70-80 milionë eurove do ta bindte Chelsean që të lejojë largimin e Mount. Kushtet personale mes yllit anglez dhe United janë arritur. 

Teilen: