Saturday, 7. February 2026
Sport

United përgatit një tjetër Rooney, 16-vjeçarit Kai do t’i ofrohet një kontratë prej 50.000 £ në vit

GS 07/02/2026 1 Min. Lesezeit

Djalit të Wayne Rooney, Kai, i është ofruar një kontratë e re nga Manchester United.

Sulmuesi 16-vjeçar, i cili përfundon shkollën në verë, ka qenë në akademinë e United për disa vite dhe klubi është impresionuar nga progresi i bërë prej tij.

Sipas The Sun  ka shumë mundësi që të riut t’i ofrohet një bursë me një kontratë prej 50,000 mijë £ në vit.

Sipas medieve britanike Kai nuk është i vetmi që ka spikatur mes lojtarëve në akademinë e United. Mësohet se një kontratë si ajo e djalit të Wayne Rooney do t’i ofrohet 14 lojtarëve. Në këtë grup është pjesë edhe Jacey Carrick, djali i Michael, i cili është menaxher i përkohshëm i United.

Teilen: