• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

United shpreson

03/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Te Mançester Junajtid po punojnë që të realizojnë shkëmbimin Markus Rashford- Viktor Osimhen.

Sulmuesi i Mançester Junajtid ka një vlerë prej 72 mln eurosh dhe ai në nisje të kësaj merkatoje dimri ka refuzuar tre oferta nga Arabia Saudite.

Klubet saudite janë gati që t’i ofrojnë 800 mijë Euro në javë, por prioritet i futbollistit është një klub konkurrues dhe që të luajë në një kampionat të fortë pasi objektivi i tij është që të rifitojë vendin e tij në Angli.

Te Napoli po e mendojnë transferimin e lojtarit anglez. Rashford te të kaltrit do të punonte me një trajner si Antonio Konte dhe ai beson se kjo do t’i shërbejë që të rigjejë formën optimale. Ndërsa te “Djajtë e kuq”, tekniku Ruben Amorim është i dëshpëruar për përforcime në ekip dhe do ta priste krahëhapur një futbollist si Osimhen, raporton tabloidi The Sun.

Nigeriani ka një klauzolë shitjeje me vlerë 75 mln Euro dhe është i huazuar te Gallatasaraji, por Junajtid ka shansin që ta sjellë në “Old Trafford’ 26-vjeçarin në këtë merkato dimri.

Ai ka shënuar 68 gola në 108 takime për Napolin, që kur u transferua nga Lille në 2020. Preferenca e Amorim është sulmuesi Viktor Goykeres, por ai ka rënë dakord që të mos të afrojë asnjë futbollsit nga ish-klubi i tij Sporting Lisbona deri në verë.

Next Post

NBA, Curry fenomeni i 3-pikëshave, Filadelfia bie pa kushte

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.