Monday, 23. March 2026
Sport

Unitedi refuzon 60 milionë euro nga West Hami për Maguire dhe McTominay

GS 08/08/2023 1 Min. Lesezeit

Manchester United ka refuzuar 60 milionë euro nga West Hami për Harry Maguire dhe McTominay.

Kështu ka bërë të ditur eksperti i transferimeve Fabriizo Romano, i cili potencoi se oferta prej 60 milionë euro është për të dytë lojtarët.

West Hami pasi e transferoi Edson Alvarezin, tani do të insistojë që të nënshkruajë edhe me dyshen e Unitedin.

Bisedimet janë duke u zhvilluar, në mënyrë që të arrihet një marrëveshje, që do të kënaqte dy palët.

Kujtojmë, Declan Rice u largua nga West Hami për 100 milionë euro, kështu klubi ka para të mjaftueshme. 

Teilen: