Saturday, 14. March 2026
Sport

Uoker “luan” me Bajernin, “Bild” nxjerr blof 33-vjeçarin

GS 10/07/2023 2 Min. Lesezeit

Kajl Uoker është përfolur në Mynih si opsion tepër i rëndësishëm për teknikut Tomas Tuhel në ndërtimin e Bajernit për sezonin e ri.

FS NFGM

33-vjeçari anglez do të duelonte me homologu Alfonso Dejvis në korsi të ndryshme për kategorinë “më i shpejti”, jo vetëm në tempullin e kampionëve të Bundesligës, por edhe në Kontinentin e Vjetër. Megjithatë, prestigjiozja gjermane “Bild” ka zbërthyer se nga buron mungesa e përgjigjes nga Uokeri në adresim të Bajernit. Sipas mediumit thuhet se “raketa” e Mançester Sitit nuk e ka në plan zhvendosjen nga Anglia, marrë në konsideratë moshën, por thjesht po luan “blofin”, me qëllim përmirësimin e kushteve financiare në kontratën e re që bordi i “qytetarëve” po përgatit.

Tuhel i admiron cilësitë e Uokerit, ndonëse mungon një pikëpamje e njëjtë prej palës tjetër, në këtë rast lojtari me tipare defensive në “Etihad Stadium”. Sezonin e shkuar, personazhi me numër “2” te kampionët e Premier Ligës i kishte minutat e numëruara nën këmbë dhe u aludua se kjo panoramë do të vuloste arsyen e zhvendosjes drejt Mynihut, aty ku tekniku 49-vjeçar i bavarezëve do ta priste krah hapur. Madje, përflitet se ata i kishin premtuar kontratë 2-vjeçare, me opsion 1 vit shtesë dhe kushte me të mira në spektrin e përfitimeve financiare, sesa merr në urdhrat e Pep Guardiolës.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: