Mbrojtësi i Milanit, Kajl Uoker bëri disa deklarata gjatë episodit të pestë të ‘The Kyle Walker Podcast’, duke u fokusuar veçanërisht në shkëmbimin e fjalëve me Xhoao Feliksin gjatë pjesës së parë të ndeshjes kundër Napolit.
Dukej se anglezi i kishte thënë shokut të skuadrës ‘Këtu nuk kemi Mesi’, duke e shtyrë të pasonte me tepër. Në vijim edhe komenti i mbrojtësit mbi situatën në fjalë. “Nuk i thashë Zhoas ‘nuk je Mesi, pasoje topin’. Po thoja ‘sigurohu që të kesh një mënyrë’. Ai ishte dakord me mua dhe tha se duhet të kishim më shumë pasime dhe pak më shumë kontroll.
Nuk ia thashë këtë vetëm Zhoaos e as nuk e dija që kishte një kamerë. Por nuk do të kisha ndryshuar asgjë që e kam thënë në çdo skuadër ku kam qenë. Fundja, në botë, ka vetëm disa individë që mund ta kthejnë lojën kur të duan: ata janë Mbape, Vinicius Jr dhe Salah, por futbolli mbetet sport ekipor”, shpjegoi Uoker.
Në fund edhe një koment për situatën e Milanit që si ngushëllim të vetëm ka Kupën e Italisë për të cilën më parë duhet të luajë një finale më 14 maj. Për anglezin, çelsi i suksesit është te një proces. “Te Mançester Siti, shumica e gëzimeve tona në vitet e fundit erdhi nga një proces. Gjithçka ka të bëjë me të kuptuarit se ku ndodeshim në fushë. Kjo vinte nëpërmjet pasimeve.
Ndeshja është shumë më e lehtë në këtë mënyrë, por kundër kundërshtarëve të fortë, si Napoli apo Interi, unë mendoj se duhet një proces për të kaluar topin dhe një tjetër për ta menaxhuar lojën”, përfundoi 34-vjeçari.
PANORAMASPORT.AL