Monday, 23. March 2026
Sport

Uoker “tradhton” Bajernin, ylli i Sitit zgjedh ku do e vazhdojë të ardhmen

GS 09/08/2023 1 Min. Lesezeit

Kajl Uoker ka bërë një kthesë të papritur dhe do të rinovojë kontratën me Mançester Sitin, pavarësisht se kishte një marrëveshje verbale me Bajernin e Mynihut për t’u transferuar te rekordmenët e Gjermanisë këtë verë.

uoker

Mbrojtësi i djathtë i “qytetarëve” refuzoi fillimisht që të rinovonte kontratën në “Etihad”, e cila skadon verën e ardhshme, por pas bisedimeve me Pep Guardiolën, ku gjatë javës së fundit ata darkuan në një restorant japonez në Mançester, anglezi është bindur të vazhdojë me fituesit e tripletës, sipas “The Athletic”.

Pep Guardiola ka këmbëngulur që Uoker të mos largohet dhe e konsideron mbrojtësin si pjesë të rëndësishme të skuadrës së tij bashkë me Bernardo Silvën.

Në ndeshjet e fazës përgatitore të sezonit të ri, por edhe në ndeshjen e fundit të finales së Superkupës së Anglisë kundër Arsenalit, trajneri 52-vjeçar i dorëzoi edhe shiritin e kapitenit mbrojtësit.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: