Mbrojtësi Dayot Upamecano u ka dhënë fund spekulimeve për të ardhmen e tij.
Francezi 27-vjeçar, do të mbetet pjesë e Bayern Munchenit pasi të premten ka firmosur kontratën e re.
Me kontratën e re, Upamecano do të mbetet te Bayerni deri në verën e vitit 2030, ku ka thënë se ndihet shumë i lumtur që ka vazhduar bashkëpunimin me ekipin gjerman.
Upamecano prej vitit 2021 luan te Bayerni dhe me skuadrën bavareze ka fituar tre tituj kampioni dhe tri Superkupa të Gjermanisë deri më tani.
Në sezonin aktual, Upamecano ka regjistruar 28 paraqitje në të gjitha garat, ku ka shënuar 1 gol dhe ka bërë 1 asistim.
Teilen: